5 vjeçari nga Mitrovica ka pësuar djegie të rëndë dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Pesëvjeçari nga Mitrovica, Gent Druari, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ai para disa dite me vëllanë dhe nënë e tij janë djegur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Genti ka 40% shkallë djegieje, ndërkaq ka gjasa që të shpëtojë në rast se dërgohet për t’u trajtuar jashtë vendit.

Një pjesë të shpenzimeve ia ka mbuluar Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq për pjesën tjetër mund të kontribuoni edhe ju.

Numrat kontaktues të familjes: 049 – 313 – 534 (Liridon Druari) / 049-104-212 (Arben Druari)