A do të falet Bajrami në xhami: Flet Tërnava

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një konferencë për media bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e virusit Covid-19 akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive.

Xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit, kur edhe do të nis faza e dytë e lehtësirave të masave për disa biznese, muze e galeri.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tyre, mbyllja e xhamive vazhdon, pasi është vlerësuar se ende është rrezik për përhapjen e koronavirusit.