Agim Bahtiri fton Mitrovicën që ta ndalin Hashim Thaçin, gjarpërin që po e ngulfat Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje ka disa ditë që është përcaktuar për formën e kundërshtimit të presidentit Hashim Thaçi, e që do të jenë protestat të cilat do të mbahen më 29 shtator në Prishtinë.

Tashmë kjo parti politike ka filluar përgatitjet intensive për protestën e 29 shtatorit. Tubimet me qytetarë janë zgjedhur si mënyrë paraprake e mobilizimt qytetar për protestën e kundërshtimit të plani të Thaçit për korrigjim kufijsh, shkruan Veriu.info

Tubimi i parë me qytetarë u mbajt sot në Mitrovicë, ku para qytetarëve floën kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i komunës së Mitirovicës Agim Bahtiri, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu.

Kryetari i komunës së Mitrovicës ftoj qytetarët t’i bashkohen prostetës për ta ndalu gjarpërin që e ka ngulfatur Kosovën, Hashim Thaçin.

Përveç tjerash në këtë tubim qytetarëve iu bë thirrje që t’I bashkohetn protestës së 29 shtatorit si forma më e mirë e ndaljes së presidentit Thaçi për ndarjen e Kosovës. /Veriu.info/