Agjencia që e shpalli Plazma Tenderin mbikqyret nga ministri i PDK-së

Agjencia Qendrore e Prokurimit të Kosovës, është përfshirë në një skandal mbi 23 milionësh.

Ky insitucion që kryen blerjet përmes tenderev publike në emer të 16 agjencioneve tjera, me 14 janar ka bërë publike thirrjen e saj për blerjen e produkteve ushqimore që prodhohen nga Serbia, edhe pse shteti ka dy muaj që ka vendosur taksë 100% ndaj tyre.

AQP udhëhiqet nga Behxhet Rukiqi i cili është zgjedhur drejtor në maj të vitit të kaluar ndërsa mbikqyret nga Ministria e Financave që drejtohet nga ministri Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në tenderin 23.5 milionë euro, Agjencia Qendrore e Prokurimit ka kërkuar artikujt nga prodhuesit serb “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe kryeminsirt Ramush Haradinaj dhe Ministri i tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Të dy kanë praalajmëruar masa ndaj personave që kanë përgjegjësi për hapjen e tenderit që është në kundërshtim me vendimin e qevenerisë për taksën 100% ndaj produkteve serbe që është marre në muajin nëntor.