Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, dy persona mbesin të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës, ku përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar.

Në këto foto të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra Volkswagen Sharan dhe tjera Golf 3.

Mësohet se vetura Volkswagen Sharan i ka dalë në rrugë veturës tjetër, duke e shkaktuar kështu aksidentin.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këto janë fotot e aksidentit: