Aliu: “Ferma model, njëra ndër të rrallat në rajon”

Që bujqësia është gjithmonë hap drejt Zhvillimit Ekonomik, nuk po e vëmë asnjëherë në dyshim, por të shohesh se në Vushtrri ka shembuj se si duhet punuar dhe krijuar biznes nga hiqi në diçka madhore është mrekulli, tha Nasuf Aliu.

Ai vizitoi fermen në Bukosh, me pronar zt.Nazmi Osmani, ku gjithashtu takoi edhe shumë fermerë duke kryer trajnime, sepse kjo fermë plotëson kushtet optimale.

Pati rastin nga afër të shohw të arriturat e këtij njeriu me plot pasion për punën që bënë. Kishte filluar si gjithë të tjerët me diçka të vogël për t’u shndërruar sot në një fermë model për të gjithë.

Aktualisht në fermen e tij kishte 21 krerë lopë dhe më shumë se kaq mëshqerra tjera, por jemi shumë të bindur se nga puna e zellshme e tij ky numër shumë shpejt do të shënoj rritje. Përkundër vështirësive që ka përkujdesja ndaj krejt këtyre krerëve, prapë zt.Osmani me familjen dhe puntorët ja del mbanë.
z. Osmani theksoi se sistemi i ujitjës është problem kryesor, por njëkohësisht edhe shitja e produkteve të qumështit me çmime të ulta. Ai gjithashtu theksoi se puna e tyre do të lehtësohej nëse MBPZHR do ti mbështeste në projektin dhe kërkesën e tyre të disa hershme drejtuar ministrisë, të cilët përkundër që kjo ferm është model, MBPZHR i kthen se nuk i plotësojnë kushtet me arsyetime të ndryshme.

Njëkohësisht drejtoi falënderim për IADK’n e cila zhvilloi projektin dhe aplikoi në fondet e BE’s për realizimin e kësaj ferme.

Aliu veç tjerash theksoi se përkrahja e bujqësisë do të jetë e pakontestueshme, duke e konsideruar edhe shtyllë bazë për zhvillimin ekonomik.

Po ashtu i njoftoi me pjesën e tij programore për bujqësinë dhe u zotua se do të kujdeset që t’u plotësojë kërkesat për t’i pajisur me laktofriza, duplikator dhe vegla tjera përcjellëse së paku edhe 5 pika tjera grumbulluese të qumështit si dhe të krijojë lehtësira tjera për fermerët tonë të vyeshëm.
Ndërsa si pikësynim i tij do të jetë edhe krijimi i brendit të qumështit ku secili fermer do të është kontribues në këtë brendim dhe rrjedhimisht Vushtrria të ketë pikën e vet kryesore për grumbullim dhe shitje.