Në fillim të vitit 2020 Shqipëria ka marrë kryesimin e organizatës së njohur ndërkombëtare, OSBE, shkruan Veriu.info
OSBE është organizatë e njohur e sigurisë e cila vazhdimisht punon për paqen, stabilitetin e demokracinë në botë.
Por, jo të gjithë e kanë pritur mirë marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria pikërisht për shkak të problemeve të brendshme jashtëzakonisht të mëdha.
Ndër ta është edhe Dr. Francesca Norton, një analiste politike dhe aktiviste e cila argumenton se Shqipëria është vendi i fundit në Evropë që meriton të marrë kryesimin e OSBE.
Sipas Norton, Edi Rama fillimisht duhet të merret me korrupsionin dhe problemet e tjera të brendshme të Shqipërisë, duke përfshirë krizën politike në vend.
Norton marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria e quan puro hipokrizi. Ajo argumenton se Shqipëria është vendi me i korruptuar dhe më anti-evropian në Evropë. Norton shkon edhe më tej sa e quan Ramën Kim Jong-Uni i kontinentit evropian.
Për më shumë, shkrimin e Norton mund ta gjeni KETU /Veriu.info