Ankohet drejtori i shkollës në Kosovë: Mësuesit i kam me probleme shëndetësore

Berat Bejtullahu, drejtor i shkollës ‘Yll Morina’ në Gjakovë ka thënë se ka nevojë për mësues në këtë shkollë, pasiqë mësusit aktual janë me probleme shëndetësore.

Komuna e Gjakovës po kërkon një listë rezervë për të zëvendësuar mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.

Janë duke zhvilluar një orë mësimore si zakonisht. Por në rast se mësimdhënësit kanë probleme shëndetësore, këta nxënës rrezikojnë të humbasin procesin mësimor.

Nuk ka shumë që me një mungesë të tillë të mësimdhënësve u bafallaquan në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë.

Berat Bejtullahu, drejtor i shkollës thotë që në raste të tilla nuk iu ofrohet ndonjë zgjidhje. Raste të tilla ndodhin shpesh në këtë shkollë.

Sipas Bejtullahut, një mungesë e tillë po ndikon edhe në rezultatet e nxënësve. Për të rregulluar një mungesë të tillë, drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Gjakovës, Bernard Frrokaj, i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Arsimit.

Në këtë komunë janë më shumë se 1560 mësimdhënës, prandaj me mungesa të stafit për shkaqe shëndetësore, ballafaqohen pothuajse çdo javë.

Nga drejtoria e arsimit në Gjakovë po kërkojnë që lista rezervë e mësimdhënësve të përcaktohet në bazë të konkursit, në mënyrë që të evitohet ky problem.