Arifi: Taksa nuk do të hiqet deri në…

Sipas Shefit të Stafit të Zyrës së Kryeministrit, Avni Arifit, taksa prej 100 për qind për mallrat serbe nuk do të largohet deri të arrihet një normalizim i marëdhënieve Kosovë-Serbi.

Arifaj në FRONTA të T7, ka thënë se Qeveria është shumë e prerë sa i përket çështjes së taksës. Deklaron se nuk ka qenë një vendim i lehtë, por se nuk është çështje ditësh e as muajsh.

“Qeveria është shumë e prerë. Qëndrimi i kryeministrit është që nuk është qështje ditësh, e as javësh e as muajsh. Qëndrimi jonë është që të mos tërhiqemi derisa të arrihet normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Arifaj./Express