“Autoritetet serbe po kërcënojnë me destabilizim të situatës”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë derisa ende nuk dihen akterët dhe motivet e vrasjes së Oliver Ivanoviq është brengosëse sjella e autoriteteve të Serbisë.

“Është shqetësuese të shohësh reagime aq impulsive dhe destruktive të autoriteteve të Serbisë të cilët po kërcënojnë hapur me destabilizim të situatës”, ka thënë ai.

“Ata po kërcënojnë me prishje të procesit të normalizimit”, ka shtuar ai në Twitter.