Bëhuni gati! Edhe një martesë tjetër në shoubiz!

Ka afro dy vite që Kylie Jenner dhe Travis Scott janë në lidhje dashurie.

Madje çifti tash e disa muaj janë bërë prindër të një vajze të quajtur Stormi.

Edhe pse jo ende të martuar, por si duket më në fund Travis ka vendosur t’i propozojë Kylie-t.

Në një intervistë të re për ‘Rolling Stone’, Scott tregoi planet e tij për t’i propozuar Kylie-t.

“Ne do të martohemi së shpejti,” tha ai për revistën, duke shtuar se pengesa e vetme për momentin është një çështje se si t’ia bëjë pyetjen.

“Unë vetëm duhet të kem guxim, – unë duhet t’i propozojë në një mënyrë të zjarrtë”, u shpreh Travis./GazetaBlic

GQ Magazine – Travis Scott dhe Kylie Jenner