Bekim Haxhiu jep lajmin e madh për sportin: Pas 15 ditësh fillon zbatimi i Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Koorporatave

Është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Koorporatave me amendamentin 5, neni 11, pika 1.1 të propozuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhou, me çka është arritur të bëhet harmonozimi me Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton gazeta online veriu.info.

Këtë e ka bërë të ditur në një status në Facebook nga vet propozuesi i këtij ligji, deputeti Bekim Haxhiu, i cili ka bërë të ditura se ky ligj hyn në fuqi përfundimisht nga dita e hënë 05.08.2019, dhe në këtë mënyrë Ligji për Sponsorizime është i zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

Haxhiu ka njoftuar se pas pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe Ligji për Sponzorizime, ka edhe një detyrë për të përmbyllur misionin e tij në dobi të sportit dhe ai është miratimi i Ligjit për Menaxhimin dhe Sigurinë e Objekteve Sportive.

Deputeti Haxhiu njihet si njëri nga njerëzit më të përkushtuar dhe aktiv në avancimin e ligjit dhe sportit në Kosovë, duke dhënë angazhim maksimal kudo që është kërkuar në ndihmë të sportit.

Më posht statusi i plotë i deputetit Haxhiu në rrjetin social facebook: