Bërnabiq: Haradinaj më ka thënë se ndalesa e hyrjes për zyrtarët serbë është lajm i rremë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq thotë se ka marrë një përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për vendimin e ndalesës së hyrjes për zyrtarët serbë në Kosovë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë se vendimi për ndalimin e hyrjës së zyrtarëve serbë në Kosovë është lajm i rremë, raporton “B92”

Bërnabiq dhe Haradinaj janë pjesëmarrës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të enjten mori vendimin për ndalesën e hyrjes së cilitdo zyrtarë nga Beogradi në Kosovë.

Vendimi zgjoi reagime të ashpra edhe nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe zyrtarë të tjerë të politikës nga Beogradi.