Dalin pamjet nga grabitja e argjendarisë në Ferizaj

Një grabitje ka ndodhur pasditen e së hënës në një argjendari në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Ai ka treguar se grabitësit kanë ikur dhe se policia është në ndjekje të tyre.

Sipas Gashit, grabitësit gjatë ikjes kanë shtënë në ajër për të frikësuar qytetarët.

Ka thënë se në argjendari është grabitur një sasi ari, që tash për tash akoma nuk dihet sa.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.