Deputetët nuk e dëgjojnë Kadri Veselin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dal “jashtë dore”, Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndonëse i kishte paralajmëruar të gjithë deputetët që të anulojnë udhëtimet deri të mërkurën, duket se këtë kërkesë të Veselit nuk e kanë përfillur deputetët e koalicionit qeverisës.

Disa nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjenden në udhëtim në Podgoricë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Tani që koalicioni nuk dihet nëse i ka siguruar votat e nevojshme për votimin e Marrëveshjes për kalimin e Demarkacionit me Malin e Zi, koalicionit qeverisës po u mungojnë tani për tani edhe votat e deputetëve të tyre.

Se deputetët nga radhët e AAK-së gjendn në Podgoricë këtë e ka konfirmuar edhe vet Kryeministri Haradinaj.

Haradinaj para gazetarëe ka deklaruar se ende nuk dihet se a i kanë dy vota më shumë apo më pak për kalimin e demarkacionit, pork a paralajmëruar mundësinë e shtyrjes së seancës ku do të votohet kjo marraveshje, pasi që po mungojnë disa deputetë.

“Nuk e di a janë dy a më shumë, jemi në seancë dhe jemi në punë e sipër të jemi unik. Mund të ndodhë që me kalkulu në aspektin kohor, që disa deputetë të koalicionit janë në Podgoricë”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, Infokusi nga burime të sigurta brenda Kuvendit merr vesh që séance do të mbahet, por se në këtë seancë vetëm do të diskutohet.

Marrëveshja për demarkacion nuk do të votohet , për shkak që disa deputet shqiptar nuk gjenden në Kosovë dhe nuk janë numrat për votimin e demarkacionit .

Por, për kohën se kur do të fillojë kjo seancë ende nuk dihet.

Ndryshe, nga partitë është Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe që deri tani e kanë konfirmuar qëndrimun kundër Demarkacionit. Ndërsa, mbrëmë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte thënë që disa nga deputetët e VV-së do të votojnë pro kësaj marrëveshje.