Derbi i Manchesterit për Joao Cancelon

Db Torino 20/10/2018 - campionato di calcio serie A / Juventus-Genoa / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Joao Cancelo

Vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të kërkuar.

Fjala është për mesfushorin portugez të Juventusit, Joao Cancelo, i cili ka gjasa të mëdha që të largohet nga Juventusi.

Numri i madh i mesfushorëve dhe konkurrenca po e detyrojnë përfaqësuesin e “Seleçao” që të ndryshojë ambient.

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit kanë shprehur interesim për të, derisa mbetet të shihet se cila prej tyre do të jetë më konkrete në oferta, kur kemi parasysh faktin se “Zonja e Vjetër” kërkon hiç më pak se 60 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i lojtarit.

Gjithsesi, duhet pritur edhe pak që të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/