Dështon mocioni i LDK-së për shkarkimin e Dardan Gashit!

Mocioni i ngritur nga Grupi Parlamentar i LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, ka dështuar në votim të parë si rezultat i mungesës së votave të mjaftueshme.

Nga 77 deputetë sa ishin në seancë plenare, vetëm 36 prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e votës ndërsa të tjerët refuzuan të marrin pjesë në votim, raporton GazetaBlic.com

Në këto rrethana, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Kujtim Shala, vendosi që ky mocion të rikthehet në votim pas pauzës.

“Në bazë të rregullores së punës, ky mocion kthehet në rivotim pas pauzës së Kuvendit të Kosovës, pra në orën 15:00. Dëshiroj të theksoi se nuk mund të kalojmë të ndonjë pikë tjetër e rendi të ditës pa i dhënë epilog kësaj çështje”, tha Shala.

LDK-ja ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi, pasi që ai ka gjuajtur me armë zjarri në ambient publik.