Detaje të reja për vdekjen e të riut në Vushtrri, dyshohet se është vrarë

Portali veriu.info ka mësuar detaje të reja rreth vdekjes tepër të dyshimtë të të riut vushtrrias, i cili sot në mëngjes u gjet i vdekur buzë lumit Sitnicë të Vushtrrisë.

Deri më tash rasti nga policia është trajtuar si trup i pajetë, derisa pas gjetjeve dhe hetimeve prokurori i rastit vdekjen në fjalë është duke e trajtuar si vrasje, ka konfirmuar për Veriu.info, zyrtari për informim në drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Policia konfirmon se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me këtë rast.

Po ashtu sipas burimeve të portalit, fillimisht në ora 02 të natës së mbrëmshëme familjarët e të ndjerit e kishin raportuar rastin në polici si të zhdukur, ndërsa rreth orës 7 të mëngjesit ishin vetë familjarët që e kishin gjetur trupin e pajetë buzë lumit Sitnicë, afër fabrikë së Llamarinës. /Veriu.info/