Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka reaguar pas takimit të fundit që është zhvilluar mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti.
Zeka ka theksuar se marrëveshja LVV-LDK do të arrihet por çdo gjë do të kthehet në pikën zero.
Ai thotë se do të hidhet sërish shorti për ministri, posti i Presidentit i takon LDK-së dhe lufta tashmë mbetet tek minoritet shkruan Zeka në Facebook.
Postimi i plotë:
Me ne fund ka marreveshje LDK-VV
Do te kete marreveshje, po sipas gjasave çdo gje kthehet ne piken zero. Perseri do te hidhet shorti per ministri. Posti i presidentit i takon LDK-se.
Prej sonte, lufta mbetet me minoritetete. Ta shohim lojen ne vazhdim…