Edona Llalloshi ka disa fjalë për vajzën e Agim Ramadanit e cila u bë nuse! (Foto)

Edona Llalloshi këngëtarja nga Prishtina, që në vitin 2014 ia kushtoi një këngë heroit të kombit Agim Ramadanit, e që kënga titullohet “Heroi”, sot përmes rrjeteve sociale ka zgjedhur që ta uroj vajzën e tij Lorinën për martesë.

Në foto shihet Lorina Ramadani vajza e heroit Agim Ramadani, dhe shumë vajza të tjera, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja jonë e njohur Edona Llalloshi.

Ndërsa kjo e fundit e uron Lorinën me fjalët: “Lorina qê ia pashë rritën e zhvillimin sot u bë nuse.Mu kujtuan shum momente te kaluara bashkë dhe e ndjeva dashurinë dhe krenarinë që më lidhi me emrin e kësaj familje të çmuar. Urime Lorina Agim Ramadani paç fatin dhe lumturinê më të madhe në botë!”.

Vërtetë Lorina duket një nuse e bukur me vello, të urojmë jetë të lumtur bashkëshortore./Kosovarja/