Facebook fshin faqet e dyshimta nga Kosova

Facebook, ka njoftuar sot se ka fshirë disa llogari nga Irani, Rusia Maqedonia dhe Kosova, duke i përshkruar ato si llogari jo të vërteta.

Gjithsej 2.632, faqe, grupe dhe llogari janë hequr nga Facebook-u dhe Instagrami pas një operacioni në vendet e cekura ka njoftuar shkurt Facebook.

“Individët që qëndronin pas kësaj veprimtarie vepronin me fatura të rreme për të administruar faqet që ndajnë përmbajtje të përgjithshme, jo specifike, si astrologjia, të famshmit dhe këshillat për bukurinë”, thuhet në njoftimin zyrtar .

Kujtojmë se para disa ditësh Facebook, ka pas krizë në të gjithë botën ku nuk ka funksionuar për një kohë të caktuar.