Flet kosovari që e ruajti paqen në Jemen (Pamje speciale)

Ka kosovarë që për paqe dhe stabilitet ishin me misione nëpër botë. Haki Bytyqi ishte paqeruajtës në Jemen qysh në vitet e 60’ta të shekullit të kaluar.

Në shumicën e fotografive ai shihet i shoqëruar nga një tjetër kosovar. Të dy të zgjedhur nga Kombet e bashkuara për të vëzhguar luftën civile në Jemen të Azisë.

‘Ky jam unë e ky Vehbia”, tregon një foto për Klan Kosovën Haki Bytyqi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Pesë dekada më parë Haki Bytyqi nga Qylaga e Lipjanit atëbotë ushtar shembullor i Jugosllavisë u përzgjodh krahas disa ushtarëve të tjerë si ndërmjetësues të paqes në këtë vend.

Fillimisht i vendosur në Egjipt për një muaj e më pas në Jemen për gjashtë muaj të tjerë Hakiu kreu një detyrë të vetme.

“Unë jam kanë inxhinjeri me mina. Minat kam mujt me i montu edhe me asgjësi”, tregon ai.

Në fakt aktiviteti i njësive të shumta ushtarake të vendosura në këtë zonë ishe raportimi mbi luftën që po zhvillohej mes Monarkisë dhe ushtrisë ku luanin rol edhe Egjipti dhe Arabia Saudite.

Nga momentet atje veçon kohën jashtë shërbimit.

‘Pasdite kur ishim të lirë shkojshim çdo ditë u lajshim në Detin e Kuq”, tregon ai.

Me përfundimin e misionit gjendja mes palëve ndërluftuese ishte qetësuar por më shumë se 50 vjet më pas Jemeni është sërish në luftë civile dhe nën sanksione të rrepta ndërkombëtare, kushte këto që rezultuan me vdekjen e qindra mijëra njerëzve.