Grabitet aktorja Arta Elezaj, ja çfarë morën grabitësit

Një grabitje e bujshme ndodhi mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se një person i armatosur ka hyrë në banesën e aktores Arta Elezaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45.

Autori ka hyrë në banesë kur aty ndodhej aktorja dhe një shoqe e saj.

Në raportin e policisë thuhet se janë grabitur vetëm stoli ari dhe dy ora të shtrenjta.

Më pas autori është larguar në drejtim të paditur. Deri tani aktorja nuk ka bërë komente.