Gruaja sulmon autobusin dhe përplas me makinë shoferin

Një incident i dhunshëm është filmuar në rrugët e Washington D.C. Një grua del nga makina dhe sulmon autobusin me një krik.

Incidenti u shënua të enjten pasdite në Bladensburg Road NE dhe u filmua në telefonat e dëshmitarëve që ndodheshin aty.

Autoritetet identifikuan gruan 20 vjeçare Mariana Silver dhe e kanë shpallur në kërkim pasi ajo arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

Vajza po përpiqej të parakalonte në mënyrë të gabuar një autobus dhe të anashkalonte një automjet tjetër. Kur shoferi i autobusit u përpoq të arrinte kontakt me të, gruaja u çmend dhe u bë e dhunshme.

Në video shihet sesi ajo merr krikon nga makina dhe shkon te xhami anësor i shoferit dhe e godet me dhunë.

Këmbëngulja e shoferit i cili vazhdonte t’i qëndronte para makinës  e inatosi më shumë gruan e cila i dha gaz makinës duke e flakur shoferin disa metra në mes të kryqëzimit. Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen janë tronditur ndërsa policia ka shpallur në kërkim gruan.