Haradinaj fjalë të rënda për VV-në

I nominuari i PAN-it për kyreministër, Ramush Haradinaj, i ka quajtur “hallexhi të pushtetit”, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai duke folur në Televizonin Publik të Kosovës ka thënë se Vetëvendosje “nuk janë të pa korruptuar”.

“Vetëvendosje e ka hallin te pushteti, e sheh ndryshimin për me iu hy në ‘huj’ të huajve, flamuri herë ju vyen herë s’iu vyen. Por nuk mund ta pengojnë një të drejt, nuk janë ma të pastër, e sheh çka po ndodh çdo ditë lajme, dhe ma të pa korruptuar, nuk janë ma patriotëë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë që është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak se koalicionit PAN, si fitues i zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit nuk kanë shkuar në kuvend për ta propozuar emrin për kryeparlamentar, që mbetet edhe pika e vetme e rendit të ditës që seanca konstituive të deklarohet e mbyllur.