Haradinaj flet për numrin e veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për TVSH-në, ka folur lidhur me numrin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Duke folur për drejtësinë në vend dhe Gjykatën Speciale, i pari i ekzekutivit tha se kjo e fundit është një “karakter tjetër”

Kurse, lidhur me numrin e veteranëve të cilët kanë shërbyer në luftën e fundit në vend, Haradinaj tha se nuk ka shifër të saktë.

“Nuk e kam shifrën e saktë, por…” është përgjigjur shkurt haradinaj.

Insistimi i gazetarit për një shifër, shtyri Haradinajn të jap një përgjigje interesante. Tha se njerëzit po vdesin, për këtë shkak edhe nuk mund të jap një shifër të saktë.

“Për besë nuk mundem me fol. Po vdesin njerëzit. Për shembull supozohet që në muaj përafërsisht mbi 100 vdesin. Fatkeqësisht. Mosha, dikush ka qenë në luftë mes 40-50, tani është mes 60 e më shumë”, tha Haradinaj.