Haradinaj i përgjigjet Veselit: Nëse kërkon zgjedhje, vendosim për pesë minuta

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se mbase seancës solemne të 11 vjetorit të Pavarësisë, nuk e ka takuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kemi pas një dakordim që të flet në secili në institucionin që kryeson, unë në Qeveri, ai në Kuvend, në paradën e ushtrisë të flet Presidenti, dhe në pritjet tjera të kombinohemi. S’mund ta komentoj fjalën e Veselit. Në organizim të ngjarjes kemi disa ngarkesa. Pas seancës nuk e kam takuar pasi që sa kam parë ka qenë në udhëtim jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket mundësisë që Veseli t’i ketë kërkuar shkuarjen në zgjedhje – pasi që edhe në fjalimin e tij në kuvend e ka përmendur këtë mundësi, -Haradinaj ka thënë se për këtë nuk kanë biseduar.

“Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë. Për zgjedhje s’ka nevojë të bëhemi nervoz. Nuk jam i gatshëm për zgjedhje, jam i gatshëm të punoj. Nëse parlamenti vendos ashtu unë e respektoj. Nëse nesër thirret mosbesimi për Qeverinë shkojmë në zgjedhje dhe vazhdon jeta. Nëse Veseli ma kërkon, është e drejtë legjitime të shkojmë në zgjedhje. S’ma ka kërkuar. Nëse ka një plan të caktuar për pesë minuta merremi vesh, por unë tash jam i mandatuar të punoj”./kk