Haxhiu: Nëse do të ndahej shpërblim për menaxhim të pandemisë, vendi i parë do t’i takonte pa dilemë kyetarit të Skenderajt, Bekim Jashari

Komuna e Skenderajt padyshim mbetet nga komunat që ka menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19, me mesat dhe rezultatet e arritura, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka lavdëruar dhe vlerësuar lartë punën e kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe stafit të tij në menaxhimin e pandemisë.

Sipas Haxhiut nëse do të ndahej shpërblim për menaxhimin efikas të në pandemi dhe jo vetëm, sigurisht që kryetarit JAshari pa asnjë dilemë do t’i takonte vendi i parë.

“Menaxhimi i situatës nga ai dhe stafi i tij, masat e ndermarra dhe thirrja e tij e sinqertë, e njeriut që secili qytetar me admirim e respekt i beson, për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e ndermarra bëri që Skenderaji të këtë vetëm 6 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe nga këta pacientë nuk është infektuar asnjë qytetar tjetër” – shkruan Haxhiu.

Ai ka theksuar se kryetari Jashari me qeverisjen e pastër afër çdo qytetari po e lartëson edhe më shumë emrin e familjes legjendare Jashari.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Nëse do të ndahej shpërblim për menaxhimin efikas të situatës në pandemi dhe jo vetëm, sigurisht që Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit pa asnjë dilem do t’i takonte vendi i parë.

Menaxhimi i situatës nga ai dhe stafi i tij, masat e ndermarra dhe thirrja e tij e sinqertë, e njeriut që secili qytetar me admirim e respekt i beson, për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e ndermarra bëri që Skenderaji të këtë vetëm 6 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe nga këta pacientë nuk është infektuar asnjë qytetar tjetër.

Ai ishte afër stafit shendetësor dhe i mbeshteti ata që në fillim të pandemisë.

Ishte afër qytetarëve duke ndihmuar familjet në nevojë, duke dhuruar pako ushqimore e higjienike.

Organizoj në menyrë të shkelqyer pranimin e donacioneve dhe shpërndarjen e tyre tek nevojtarët dhe ky angazhim e besim i qytetarëve ndaj tij bëri që numri i donatorëve të rritej çdo ditë, më shumë se në çdo komunë tjetër.

Pandemia nuk e ndali atë që të vazhdoj me realizimin e projekteve infrastrukturore, rrugë, ujësjellës, kanalizim e projekteve tjera infrastrukturore.

Për 2 muaj pandemie, bashkë me donatorët dhuroi pako ushqimore për mbi 4 mijë familje për dy herë radhazi.

Ai është edhe humanist që ndihmon me buxhetin e tij familjar shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Bekim Jashari me punën e tij të shkelqyer, me qeverisje të pastër afër çdo qytetari po e lartëson edhe më shumë emrin e familjes legjendare Jashari.

Të paqim edhe shumë vite Kryetar Bekim Jashari