Hysen Muzliukaj emërohet drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Mitrovicës do të drejtohet nga drejtori i ri, Hysen Muzliukaj, raporton gazeta online veriu.info.

Drejtori Muzliukaj paraprakisht që nga ardhja në pushtet e Agim Bahtirit në Mitrovicë, ka udhëhequr me Drejtorinë e Administratës në këtë komunë.

Në Drejtorinë e Administratës Hysen Muzliukaj ka bërë reforma të thella në fushën e administratës duke e transformuar rrënjsisht mënyrën e funksionimit të saj.

Madje edhe vet qytetarët në vazhdimësi kanë dhënë vlerësime të larta mbi ndryshimet e funksionimit administrativ në komunën e Mitrovicës.

Rezultatet e treguara në pozitën udhëheqëse të mëparshme ka bërë që kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të caktojë Muzliukajn në pozitën e re./veriu.info/