I riu shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, ja pamjet

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e së shtunës në Piacenza. 

Viktima, sipas raportimeve të mediave italiane, është 23-vjeçari Klodian Murrizi.

Vendi i aksidentit dhe Klodian Murrizi (foto e publikuar nga mediat italiane)Murrizi,  cili udhëtonte me një makinë tip “Toyota Rav 4”, që në një moment doli nga rruga dhe u përmbys. Më pas, makina shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.