I vdes i ati nga Covid -19, djali denoncon në Polici për trajtim jo të duhur nga ana e personelit shëndetësor

Pas humbjes së të atit nga Covid-19, djali i tij ka ngritur dyshime për një trajtim jo të duhyr nga ana e personelit shëndetësor, raporton Gazeta Blic.

I njëjti rastin e ka paraqitur edhe në Polici.

Njoftimi i plotë i Policisë:

QKUK, 20.11.2020 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me Covid-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mos trajtimi i duhur nga stafi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.