Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Specialja, udhëton për në Hagë më 21 janar

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj, i cili ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.

“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.

Kujtojmë se gjatë viti 2019 ka shkuar mbi 180 numri i personave që janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për intervistim.