Kuvendi i komunës së Mitrovicës sot mbajti mbledhjen e radhës, ku me shumicë votash zgjodhi kryesuesin.
Kryesues i Kuvendit të komunës së Mitrovicës është zgjedhur Jeton Ujkani, i cili ishte zgjedhur asambleist i AKR-së në zgjedhjet e fundit lokale, raporton Veriu.info.
Me votim të fshehtë, ashtu siç e parasheh ligji për Vetëqeverisje Lokale, Jeton Ujkani mori 18 vota. Kuvendi i komunës së Mitrovicës ka gjithsejt 35 anëtarë.
Në mandatin e kaluar qeverisës, Jeton Ujkani ishte drejtor i Drejtorisë së Prokurimit./Veriu.info