Ka përfunduar mbledhja e LDK-së

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me deputetët e partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa pritet që ua ka paraqitur deputetëve të tij platformën për qeverinë e re.

Në këtë mbledhje nuk mori pjesë nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani.