Me të shënuar ora 00:00, Mozzik lansoi projektin e tij të radhës “Lass Mal”, shkruan GazetaBlic.
Reperi ka treguar se ky klip është i xhiruar me telefon, e ndërsa teksti i tij është shkruar nga vet ai.
Pas këngës së Loredanës me Capital Bra, këngë që flet për dashurinë e humbur dhe nga teksti kuptohej që ishte për Mozzik, tani reperi i është kundërpërgjigjur.
Në këngën “Lass mal” (Lëre), ai flet për jetën e tij në këngë, por sigurisht që disa vargje duket që i janë dedikuar Loredanës pasi shprehet:
“Mos u kthe më, e di që për mua thua që jam i çmendur
Ti e provon fatin tënd, e di çfarë të mundon
Lëre, lëre, lëre, respektin lëre
Moralin lëre, lëre
Karakterin lëre, lëre”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.