Kjo është gropa ku është gjetur i pajetë Shqipdon Aliu

Pas shtatë ditëve i zhdukur, Shqipdon Aliu nga fshati Gadime i komunës së Lipjanit u gjet mbrëmë pa shenja jete.

Policia ka konfirmuar se trupi i pajetë i tij është gjetur në një gropë të madhe te gurëthyesi i vjetër në këtë fshat.

Gazeta Sinjali mëson nga persona të afërt me viktimën se telefonin e tij (të ndalur) dhe një pako cigare, jo shumë larg kësaj grope, e ka gjetur një banor i fshatit.

“Pasi ky banor i fshatit e ka mbush telefonin me bateri, fëmijët e tij e kanë njoftuar se telefoni është i Shqipdonit…Pastaj e kanë lajmëruar policinë”, thanë persona të afërt me viktimën për Gazetën Sinjali.

Rasti i Shqipdonit akoma mbetet mister, Prokuroria Themelore e Prishtinës po pret rezultatet e obduksionit për të kuptuar rrethanat e ndarjes së të riut nga jeta.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi nga vendi ku Shqipdon Aliu është gjetur pa shenja jete.