Kompanitë e basteve zgjedhin ‘fituesin’, Francë – Belgjikë

Sot do të luhet gjysmë-finalja e parë e botërorit të Rusi 2018.

Në orën 20:00 në stadiumin “St Petersburg” Belgjika dhe Franca do të përballen ndërmjet tyre për të synuar një biletë për finalen e madhe të Kupës së Botës.

Franca vjen pasi eliminoi Uruguain me rezultatin e pastër 2-0, kurse Belgjika eliminoi Brazilin me rezultatin 2-1.

Pritet të jetë një “finale” e vërtetë për shkak se të dy skuadrat kanë në përbërje shumë “xhevahire”.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët ku francezët dukshëm favorizohen më shumë.

Fitorja e Francës kuotohet 2.50, barazimi 3.30, ndërsa fitorja e belgëve 3.10.

Ndërsa për sa i përket kualifikimit Franca ka kuotën 1.75, ndërsa Belgjika 2.10.

Tashmë do të jetë fusha e blertë që do të tregojë fituesin e vërtetë.