Kreu i OBSH me dyshime për prejardhjen e virusit të pandemisë Covid 19

WUHAN, CHINA - JANUARY 17: WUHAN, CHINA - JANUARY 17: (CHINA OUT) Medical staff transfer patients to Jin Yintan hospital on January 17, 2020 in Wuhan, Hubei, China. Local authorities have confirmed that a second person in the city has died of a pneumonia-like virus since the outbreak started in December. (Photo by Getty Images)

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se duhet të ketë hulumtim të vazhdueshëm të teorisë se koronavirusi i ri ka dalë nga një laborator i virologjisë në qytetin Wuhan të Kinës.

Deklarata e tij erdhi pavarësisht se në raportin e organizatës thuhet se ka jashtëzakonisht pak gjasa që një teori e tillë të jetë e vërtetë. Sidoqoftë, teoria është përmendur edhe nga disa anëtarë të administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas raportit që është pritur gjatë dhe që është hartuar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe homologëve të tyre kinezë, koronavirusi ka gjasë të ketë kaluar te njeriu nga kafshët, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kritikuan ashpër këtë raport, duke e akuzuar tërthorazi Kinën për refuzimin e qasjes në të dhëna dhe mostra të plota dhe origjinale.

Deklarata kritikuese u nënshkrua edhe nga 12 shtete tjera, përfshirë Australinë dhe Kanadanë.

Kina vazhdimisht ka mohuar se virusi ka rrjedhur nga laboratori. Shteti komunist dyshohet se në fazën e parë të pandemisë i ka fshehur të dhënat dhe rastet e infeksioneve, duke ndikuar që virusi të përhapet edhe në shtetet tjera.