Kryeministri Haradinaj në takim me SBASHK-un

Në këto momente është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe drejtuesve të SBASHK-ut.

“Në këto momente është duke u zhvilluar një takim ndërmjet drejtuesve të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete”, kanë thënë për Gazetën Blic burime të afërta me SBASHK-un.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri Haradinaj i ka dhanë ofertën e Qeverisë, e cila nuk duket se do të pranohet nga SBASHK-u.

“SBASHK-u nuk duket se do ta pranoj ofertën e kryeministrit Haradinaj”, thonë këto burime.  Sipas këtyre burimeve, pritet që brenda pak minutash të mbahet një konferencë me gazetarë.

Ndryshe, nesër hyhet në javën e dytë që nga koha kur SBASHK-u ka nisur grevën, ku ka kërkuar rritje të pagave. E cila parasheh ngritjen e koeficienteve në 30 për qind nga çerdhet e deri në universitete./Gazeta Blic./