Kryeparlamentari Glauk Konjufca viziton Kryetarin Agim Bahtiri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari Bahtiri bashkë me kryeparlamentarin Konjufca kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore në 22 vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj popullsisë shqiptare në rrugën e Kovaçëve.

Bahtiri ka falënderuar mikun e tij të çmuar, Glauk Konjufcën, që vizitën e parë në një komunë ka vendosur ta bëjë në Mitrovicë.

“Falenderoj mikun tim të çmuar, Kryetarin e Kuvendit, z. Konjufca që vizitën e parë zyrtare në një komunë, ka zgjedhur ta bëjë në komunën që e udhëheqi unë dhe që faktikisht është komuna më specifike në Kosovë.
Për mua ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të takohem zyrtarisht me njeriun që shquhet për veprimtarinë e tij jetësore në shërbim të Kosovës, e që tash si Kryetar i Kuvendit do të ketë edhe mundësi më të madhe t’iu shërbej qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.” – shkruan Bahtiri.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca dhe Nënkryetarin e Komunës dhe Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, z. Faruk Mujka, në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj popullësisë civile shqiptare në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, vendosëm buqeta me lule dhe bëmë homazhe te pllaka përkujtimore ku janë të vendosur emrat e të rënëve, e ku të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave.

Falenderoj mikun tim të çmuar, Kryetarin e Kuvendit, z. Konjufca që vizitën e parë zyrtare në një komunë, ka zgjedhur ta bëjë në komunën që e udhëheqi unë dhe që faktikisht është komuna më specifike në Kosovë.

Për mua ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të takohem zyrtarisht me njeriun që shquhet për veprimtarinë e tij jetësore në shërbim të Kosovës, e që tash si Kryetar i Kuvendit do të ketë edhe mundësi më të madhe t’iu shërbej qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca biseduam për çështjen e pandemisë COVID-19, sfidat e brendshme të Mitrovicës dhe tema tjera më rëndësi.

AB