Kurteshi: Lajmi për largimin tim nga Vetëvendosje nuk është i vërtetë

Ismajl Kurteshi njëra nga figurat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje për shumë kohë nuk është larguar nga kjo parti, njofton Gazeta Online Veriu.info.

Lajmi se Kurteshi është larguar nga Vetëvendosje është demantuar nga vet ai përmes një shkrimi në Facebook ku ka bërë të ditur se lajmi për largimin e tij është i pavërtetë.

“E njoftoj opinionin publik, se lajmi i publikuar sot, nga disa portale, se gjëja unë jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është i vërtet” – ka shkruar Kurteshi.

Kurteshi që ishte deputet i Vetëvendosjes në legjislaturat e kaluara, tash mban pozitën e anëtarit të kryesisë së Vetëvendosjes në Gjilan dhe po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie në nivel qendror.

Po ashtu Kurteshi pati ushtruar edhe detyrën e Sekretarit Organizativ të Vetëendosjes në kohën kur nga kjo parti ishte larguar Dardan Molliqaj që kishte ushtruar atë pozicion.

Postimi i plotë i Kurteshit: