Kurti: Nuk ka dialog me harta rreth territoreve

Gazeta serbe, Tanjug, i ka kushtuar sot një lajm kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, duke u thirrur në burime të revistës javore serbe NIN.

“Albin Kurti, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e Kosovës, thotë se bisedimet e reja me Beogradin duhet të përmbajnë tri parime – që të kos ketë marrëveshje pa dialog, që të mos ketë dialog me harta rreth territorit dhe rreth hartave të përkujdesen ekspertët e demarkacionit dhe jo politikanët”.

“Ai i tha gazetës NIN se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vepruar në mënyrë jokushtetuese deri sa ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth territorit, sepse për marrëveshjet dhe negociatat ndërkombëtare mandat kanë edhe qeveria dhe kryeministri, të cilët i japin llogari Kuvendit, dhe jo presidenti”, ka thënë Kurti, shkruan Tanjug.