Ky është lajmi i fundit nga BE për takimin Thaçi – Vuçiq

Zyra e Bashkimit Evropian ka dalë më komunikatë zyrtare për takimin mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se takimi do të jetë më 7 shtator me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini

“Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë diskutimet me të dy presidentët për marrëveshjen e plotë të normalizimit me qëllim të bërjes së përparimit konkret, duke pasur parasysh prioritetin e bashkëngjitur të dalogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektivës së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/