Lajmërohet edhe njëherë Milaim Zeka: Ja çka thotë për “kidnapimin” e tij

U raportua gjatë ditës se persona të panjohur kanë tentuar ta kidnapojnë deputetin e Kuvendit të Kosoëvs Milaim Zeka.

Pas këtyre raportimeve Zeka tha në media se ishin dy persona që kanë tentuar ta kidnapojnë dhe se rastin e ka paraqitur në Polici.

Por Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se më 17 maj është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.

Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

Pas këtij sqarimi ka reaguar edhe vet Zeka në rrjetin social Facebook.

“Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me datën 17. Lajmi nuk është aspak i vërtetë. Policia ka pasur dyshime për një makinë, rasti është ne polici, dhe policia po merret me të. Falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt”, ka shkruar Zeka në Facebook.