LDK fton partitë të ulen dhe caktojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike, dhe se Qeveria sipas kësaj partie nuk e ka shumicën në Kuvend dhe në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë.

LDK konsideron se temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës dhe se si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Ndërkohë që fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme. Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.