Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA zyrtarizoi qëndrimin e partisë për përkrahjen e kandidaturës së profesorit Blerim Reka në garën për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 21 prill të këtij viti.
“Njëherësh, Kuvendi Qendror e ka zgjedhur edhe përbërjen e Shtabit Zgjedhor, me në krye nënkryetarin e partisë Kastriot Rexhepi”, njoftoi Lëvizja Besa.
Nga partia e Bilall Kasamit thonë se se Kuvendi Qendror ka marrë vendim për të vendosur të gjitha resurset partiake në shërbim të kandidatit për president, profesorit Blerim Reka.