Anëtari i Komisionit hetimor parlamentar, Liburn Aliu e ka pyetur ish- kryesuesin e bordit të Telekomit të Kosovës se a e ka punësuar vajzën e tij në Telekom, sa ka qenë anëtar i bordit.
Rexhë Gjonbalaj nga ana tjetër e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se vajza e tij është punësuar përmes një konkursi në postë.
Ai madje tha se sa ka qenë pjesë e bordit të Telekomit, fëmijët e tij e kanë pasur të ndaluar të pretendojnë të hyjnë në Telekom.