Lufti Haziri jep lajmin e shumëpritur për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallen kandidaturat për kryetar të ri të LDK-së, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se është pretendent për kryetar të ri të LDK-së.

Haziri po ashtu tha se është i gatshëm që të kandidoj përsëri për kryetar të Gjilanit, i cili u shpreh se është i bindur se pësëri mund të marr mandatin.

“Në javën e ardhshme pritet të shpallet kandidatura e kryetarit të LDK-së, nuk ka datë të caktuar.

Në fillim të javës së ardhshme do ta bëj me dije se a do të jem kandidat për kryetar të ri.

Me apo pa dashje më kan bërë pretendent për kryetar të ri për LDK.

Ne e kemi të hapur mundësinë të gjithë që të kandidojmë për kryetar në Kuvend.

Jam i gatshëm të kandidoj përsëri për kryetar të Gjilanit”, tha ai në Rubikon.