Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në Superligë.

Feronikeli po udhëheq 1-0 ndaj Trepçës’89, derisa Gjilani dhe Keku po luajnë baras 0-0.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Dje ndërkaq kanë përfunduar tre takime, ku Llapi e Ballkani kanë ndarë pikët, 1-1, ashtu si edhe Drenica me Ferizajn.

Kampionia aktuale kosovare, Drita ka fituar ndaj Lirisë me rezultat 2-0.

/GazetaBlic/