Me këtë datë hapën sallat e dasmave në Kosovë!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato me ambient të hapur por edhe ato me ambient të mbyllur, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

OHT sot ka njoftuar se nesër në ora 14:00 do të takohen me të gjithë pronarët e sallave të dasmave në vend. Ky takim sipas njoftimit të Odës, do të mbahet lidhur me masat e COVID-19.

Mirëpo nga ky takim OHT pritet të dalë me kërkesa të qarta për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë Kurti.
Visar Demolli nga OHT, ka bërë të ditur se nesër do të mbledhin nënshkrimet e pronarëve të sallave të dasmave dhe do të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Qeveria, që ato të hapen para sezonës së dasmave.